"Progresi Evropian" do të zhvillojë takimin e katërt
Takimi i katërt i Këshillit drejtues të programit "Progresi Evropian" do të mbahet të premten (27 shkurt), në hapësirat e Shkollës së Lartë të biznest, "Kral Petri" në Bllac.Në takim do të paraqitet raporti tremujor për periudhën 17 shtator 31 dhjetor të vitit 2014-të dhe aktivitetet në lidhje me mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo amtare në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Sipas njoftimit të arritur në adresën elektronike të portalit Titulli.com nga Progresi Evropian, anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë projektet për përpunimin e dokumentacionit teknik të cilat janë propozuar për financim si dhe projektimin për thirrjen publike për të punuar planin detal të rregullimit.
Në punën e këtij takimi do të marrin pjesë përfaqësuesit e Zyrës së Qeverisë së Serbisë për integrime evropiane dhe ministrit relevante, 34 komuna të cilat marrin pjesë në realizimin e “Progresit Evropain”, përfaqësues të agjencive zhvillimore dhe projektuese, shoqëria civile, donator-përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Qeverisë së Zvicrës, ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve (UNOPS), si partner ekzekutues, ka rolin e sekretarisë në bord.
“Progresi Evropian” kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave më pak të zhvilluara, përmes forcimit të qeverisjeve lokale, krijimin e mjedisit të volitshëm për zhvillim infrastrukturor dhe ekonomik, përmirësimin e zbatimit të përfshirjes, politikave sociale dhe punësimit.
Për zbatimin e “Progresit Evropian, Bashkimi Evropian nganë 19.6 milion euro, Qeveria e Zvicrës 4.86 milion euro, ndërsa Qeveria e Serbisë përmes ministrive dhe vetëqeverisjeve lokale do të sigurojë pjesëmarrje shtesë në projekte.
Në program janë të inkuadruara 34 vetëqeverisje lokale: Novi Pazari, Ivanjica, Nova Varosh, Priboj, Prijepolje, Rashka, Sjenica dhe Tutini në jugperëndim të Serbisë, si dhe Prokuplje, Blace, Zhitoragja, Kurshumlija, Leskoci, Bojnik, Vlasotince, Lebane, Medvegja, Crna Trava, Vranja, Bosilegradi, Bujanoci, Vladiçki Hani, Presheva, Surdulica, Trgovishta, Brusa, Aleksinca, Gaxhin Hani, Dolevaci, Meroshina, Svrlig, Babushnica, Bella Pallanka dhe Knjazhevci në juglindje të vendit. /Titulli.com/